Po vazhdojnë debatet e shumta ndërmjet banorëve në Big Brother VIP Kosova 2.
E së fundmi një përplasje ka ndodhur ndërmjet Ganisë Gërmisë dhe Edona James.
Derisa po qëndronin në oborr me konkurrentët e tjerë, transgjinorja gjatë një bisede e sipër iu drejtua gazetarit se nuk e ka parë kurrë duke larë dhëmbët.
“Nuk të kam parë asnjëherë duke i larë dhëmbët”, u shpreh ajo.
Në një moment ka ndërhyrë Linda Halimi, e cila tha se kjo gjë nuk ka të bëjë me të, duke munduar t’i shmanget këtij diskutimi.
Gania nga ana tjetër i tha Edonës që t’i rregullojë flokët, e më pas pati edhe fjalë të tjera.
Veç kësaj, në BBVK këto ditë ka pasur polemika të shumta e herë pas here edhe ofendime në mes tyre. /Telegrafi/