Site icon Telegrafi

Edona, Adelina, Gili e Mihrija në festivalin e RTSH-së 1995 (Foto/Video)

Festivali i Këngës në RTSH ka zbuluar emrat e artistëve pjesëmarrës në edicionin e sivjemë.

Ky edicion, i cili është i 54-ti me radhë do të mbahet në Pallatin e Kongreseve me 26, 27 dhe 28 dhjetor, transmeton Telegrafi.

Në mesin e emrave pjesëmarrës janë edhe shumë këngëtarë nga Kosova, të cilët konkurojnë çdo vit duke synuar prezantimin e Shqipërisë në festivalin Europian.

Por ky festival ka tërhequr këngëtaret nga Kosova edhe para se Shqipëria të fitonte të drejtën për Eurovizion.

Një fotografi e vitit 1995 tregon Edona Llalloshin, Adelina Ismailin, Gilin dhe Mihrije Brahën, të cilat kishin udhëtuar nga Prishtina për të konkuruar në edicionin e atij viti kur drejtor artistik ishte Zhani Ciko.

Festivali i Këngës ka nisur udhëtimin e tij në vitin 1962, por artistët kosovar filluan të merrnin pjesë vetëm nga viti 1992. /Telegrafi/

Exit mobile version