Telegrafi

Edon Zhegrova zgjedh Kosovën para Shqipërisë?

Talenti kosovar, Edon Zhegrova është duke shkëlqyer në këtë edicion në fanellën e klubit belg, Genk.

Sulmuesi kosovar deri më tani ka realizuar tetë paraqitje duke shënuar një gol e dy asistime.

Edoni disa ditë më herët ka folur për dilemën e tij për të zgjedhur në mes të Shqipërisë dhe Kosovës.

Lexo po ashtu Goal.com: Edon Zhegrova, supertalenti nga Kosova që ëndërron Barcelonën

Ai ka treguar se ka pasur oferta nga dy trajnerët e të dy shteteve U21 dhe nga përzgjedhësi i Kombëtares Shqiptare A, Christian Panucci.

Por, burime Brenda FFK-së, e kanë konfirmuar se sulmuesi 18-vjeçar do të jetë nën urdhrat e trajneri Rafet Prekazi për Kosovën U21.

Zhegrova gjatë një takimi miqësor ndaj Evertonit (Getty Images)

“Risi për momentin është Edon Zhegrova nga Genku do të jetë pjesë e Kosovës U21”, ka thënë për Rilindjen e Re zyrtarë të FFK-së që kanë dashur të mbeten anonim për publikun, duke konfirmuar një lajm të madh për futbollin kosovar, pasi 18-vjeçari pritet shumë shpejtë të jetë edhe në Përfaqësuesen A të Kosovës.

Zhegrova ndeshjen e parë për Kosovën pritet ta luajë me 22 mars ndaj Azerbajxhanit, ndërsa pas pesë ditëve do të luajnë si mysafir ndaj Gjermanisë.