Telegrafi

Edon Zhegrova shënon gol të bukur në miqësoren ndaj Olympiacosit

Edon Zhegrova po vazhdon me paraqitje të mira dhe gola te skuadra e njohur belge, Genk.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës po vazhdon shkëlqimin e tij edhe në ndeshjet miqësore para sezonale.

Një ndeshje të mirë, ku ka shënuar edhe gol, Zhegrova e ka bërë ndaj grekëve të Olympiacosit.

Në këtë takim, Zhegrova ka shënuar një gol të bukur me këmbën e majtë pas një depërtimi nga e djathta.

Festa pas golit të Zhegrovës

Goli i Zhegrovës erdhi në minutën e 75-të dhe ishte i fundit në këtë takim.

Lexo po ashtu Zhegrova me një gol si Messi në miqësoren e Genkit

Kjo miqësore i takoi belgëve të Zhegrovës, të cilët fituan me rezultat të thellë 4-0.

Ndryshe, 19-vjeçari nga Prishtina shënoi gol të jashtëzakonshëm edhe në miqësoren para sezonale të javës së kaluar ndaj Thes Sport. /Telegrafi/