Edon Zhegrova po vazhdon me paraqitje të mira dhe gola te skuadra e njohur belge, Genk.
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës po vazhdon shkëlqimin e tij edhe në ndeshjet miqësore para sezonale.
Një ndeshje të mirë, ku ka shënuar edhe gol, Zhegrova e ka bërë ndaj grekëve të Olympiacosit.
Në këtë takim, Zhegrova ka shënuar një gol të bukur me këmbën e majtë pas një depërtimi nga e djathta.
Goli i Zhegrovës erdhi në minutën e 75-të dhe ishte i fundit në këtë takim.
Kjo miqësore i takoi belgëve të Zhegrovës, të cilët fituan me rezultat të thellë 4-0.
Ndryshe, 19-vjeçari nga Prishtina shënoi gol të jashtëzakonshëm edhe në miqësoren para sezonale të javës së kaluar ndaj Thes Sport. /Telegrafi/