Site icon Telegrafi

Edon Zhegrova në radarin e gjigantit italian

Edon Zhegrova po kërkon të largohet nga Lille këtë verë dhe ka përfunduar në shënjestrën e Juventusit, të cilët janë në kërkim të lojtarëve të duhur për sistemin e trajnerit Thiago Motta.

Bianconerët po planifikojnë të rivitalizojnë skuadrën e tyre në muajt e ardhshëm për t’i ofruar trajnerit të tyre të ri përforcimet e nevojshme për të ndihmuar në mbylljen e diferencës me Interin dhe Milanin, të vetëdijshëm se nevojitet një hap përpara për rikthimit të tyre në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube.

Dyshime të pafundme rrethojnë të ardhmen e Federico Chiesas dhe Juventusi nuk dëshiron të kapen në befasi, kështu që drejtori sportiv Cristiano Giuntoli është në kërkim të një sulmues anësor të ri për të forcuar vijën e sulmit të Mottas.

 

Sipas gazetës Tuttosport, Zhegrova po kërkon të largohet nga Lille këtë verë dhe së fundmi ka ndërruar agjentin e tij, duke e vendosur Hasan Cetinkayan, dikush që Giuntoli e njeh mirë pas shitjes së Denis Zakarias te Monaco verën e kaluar.

25-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e Juventusit dhe çmimi i tij prej 15 milionë euro e bën atë një opsion tërheqës për Giuntolin, i cili po mendon të bëjë një hap përpara për yllin kosovar në javët e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version