Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova mund ta vazhdojë karrierën e tij në Gjermani, pasi interesim serioz për shërbimet e tij ka shfaqur ekipi i Leipzigut.
Siç raporton Sky Germany, drejtuesit e klubit janë duke shqyrtuar mundësinë për të bërë një ofertë në drejtim të Lille për shërbimet e Zhegrovës.
Sidoqoftë, problem mbetet shuma që po kërkon ekipi i Lille për ta lejuar sulmuesin që të largohet, pasi thuhet se klubi francez po kërkon diku rreth 17-20 milionë euro për ta liruar atë.
Leipzig në anën tjetër momentalisht besohet se ka refuzuar që ta paguajë këtë shumë, megjithëse mbetet të shihet nëse gjatë negociatave palët do të arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët.
⚠️ News Edon #Zhegrova: RB Leipzig have shown interest in the 24 y/o right winger from Lille in winter!
Leipzig bosses like the player and have inquired about him. But: a winter transfer was not feasible ✔️
➡️ Price tag: €17-20m.
His dream is to join a Top 5 club in Germany… pic.twitter.com/DCUM12rYN3
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) January 30, 2024
Një faktor që mund të ndihmojë në realizimin e këtij transferimi është vet Edoni pasi ai thuhet se po ‘ëndërron’ që të kaloj tek një klub i madh në Gjermani.
Kjo nuk është hera e parë që Lille vihet pas 24-vjeçarit pasi interesim për të ata kishin shprehur edhe gjatë kohës kur Zhegrova luante për Baselin. Rreth dy vite më parë drejtuesit e klubit francez kishin ofruar rreth shtatë milionë euro në përpjekje për ta transferuar atë nga klubi zviceran, ofertë kjo që ishte refuzuar.
Zhegrova këtë edicion po tregon një nivel mjaft të lartë të formës, teksa deri në këtë fazë të sezonit numëron shtatë gola e shtatë asistime në të gjitha garat./Telegrafi/