Telegrafi

Edon Zhegrova bën një driblim fantastik dhe asiston tek goli i Baselit ndaj Young Boysit

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova po zhvillon një ndeshje të mirë ndaj Young Boysit në ndeshjen e vlefshme në Superligën e Zvicrës.

Baseli është duke luajtur në shtëpi ndaj kampionit aktual në takimin e vlefshëm për javën e 16-të.

Vendasit kanë arritur të gjejnë golin e parë në këtë takim pas vetëm gjashtë minutave lojë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Edon Zhegrovës

Në këtë gol më meritori ishte ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, i cili kreu thuajse gjithë punën, përveç golit.

Zhegrova bëri një veprim të mirë individual duke dribluar një lojtar dhe në fund asistoi për Arthur Cabral, i cili shënoi për 1-0.

Ky ishte asistimi i dytë për Zhegrovën, ndërsa ka edhe një gol këtë sezon. /Telegrafi/