Edon Zeqiri – Daja edhe zyrtarisht është rikthyer te klubi i vendlindjes, KF Llapi – kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen e klubit në Facebook.
Ai është përforcimi i parë i kësaj skuadre para sezonit të ri, ndërsa ka nënshkruar kontratë njëvjeçare.
“Përforcimi i parë për edicionin e ri 2020/21 është një emër i njohur për llapjanët. Edon Zeqiri pas një viti është rikthyer përsëri tek Llapi.
“Ishte dëshira e dy palëve, klubit dhe futbollistit për bashkëpunim, andaj sot u finalizua marrëveshja njëvjeçare me Edon Zeqirin”.
“Edon Zeqiri premton se është rikthyer fuqishëm drejt sukseseve me klubin e zemrës”, thuhet në njoftimin e Llapit në Facebook duke i uruar mirëseardhje lojtarit. /Telegrafi/