Aktori i zhanrit “Drag Queen”, Edon Shileku, ka qenë pjesë e Big Brother VIP Kosova.
Ai qëndroi vetëm disa javë brenda, gjersa zbuloi shumë nga vetja, si nga ana personale ashtu edhe nga ajo profesionale.
Ndonëse u paragjykua pasi i përkiste komunitetit LGBT+, artisti në anën tjetër bëri bujë të madhe në publik.
I njëjti është rikthyer mbrëmë (e shtunë) brenda shtëpisë bashkë me Himenën dhe Atdhe Xharavinën.
Kjo duket se iu mundësua nga ‘Vëllai i Madh’ pasi kanë mbetur edhe pak ditë në finale.
Shileku në një bisedë me Xhulin tregoi se do të martohet së shpejti, meqë ka planifikuar të zhvendoset në Amerikë.
“Jam duke u martuar. Po martohem. Këto ditë, së shpejti. Po martohem sepse jemi duke planifikuar të shkojmë në Amerikë, unë edhe Lisa. Dua të zhvilloj karrierën time. Dua t’i shijoj aftësitë dhe talentet e mia”, u shpreh ai.
Duhet theksuar që Edoni prej vitesh shijon një lidhje dashurie me Lisën. /Telegrafi/