Telegrafi

Edon Shileku: Jakup Ferrin e kam pasur katragjysh

Kanë kaluar tashmë dy javë që kur ka nisur spektakli i famshëm, Big Brother VIP Kosova.

Banorët gjatë kësaj kohe kanë zbuluar të pathëna në lidhje me jetën dhe karrierën, e mes bisedave nuk kanë munguar rrëfime edhe nga e kaluara.

Aktori Edon Shileku apo i njohur si Victoria Owns në një diskutim me banorët ka thënë se Jakup Ferrin e ka pasur katragjysh.

Edon Shileku (Foto: Facebook)

“Jakup Ferrin e kam pasur katragjysh. Gjyshja ime që është boshnjake e Mitrovicës e ka pasur stërgjysh, Jakup Ferrin – luftëtarin”, u shpreh ai.

Lexo po ashtu Shfaqet si bionde, Edon Shileku merr vëmendje me paraqitjen në Big Brother VIP Kosova

Ferri ishte një udhëheqës ushtarak patriot shqiptar nga Plava dhe anëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Edoni, Artani dhe Getinjo (Foto: Instagram)

Në BBVK tani është bërë edhe eliminimi i parë, ku të premten e javës së kaluar u larguan çifti: Urimi dhe Alisa.

Konkurrentët e këtij formati garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/