Kanë kaluar tashmë dy javë që kur ka nisur spektakli i famshëm, Big Brother VIP Kosova.
Banorët gjatë kësaj kohe kanë zbuluar të pathëna në lidhje me jetën dhe karrierën, e mes bisedave nuk kanë munguar rrëfime edhe nga e kaluara.
Aktori Edon Shileku apo i njohur si Victoria Owns në një diskutim me banorët ka thënë se Jakup Ferrin e ka pasur katragjysh.
“Jakup Ferrin e kam pasur katragjysh. Gjyshja ime që është boshnjake e Mitrovicës e ka pasur stërgjysh, Jakup Ferrin – luftëtarin”, u shpreh ai.
Ferri ishte një udhëheqës ushtarak patriot shqiptar nga Plava dhe anëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Në BBVK tani është bërë edhe eliminimi i parë, ku të premten e javës së kaluar u larguan çifti: Urimi dhe Alisa.
Konkurrentët e këtij formati garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/