Edon Shileku është banori i fundit që u largua nga shtëpia më e famshme në Kosovë, Big Brother VIP.
Ai së fundmi ka qenë i ftuar në “Big Talk”, ku ka folur për deklaratën e tij se ka banorë të tjerë që i përkasin komunitetit LGBT+.
Aktori i zhanrit “Drag Queen” tha se ka dyshime se në shtëpi janë edhe një homoseksual e një lezbike, por nuk pranoi t’i jap emrat e tyre me arsyetimin se dëshiron të ua mbroj identitetin.
“Për mendimin tim janë dy persona, po nuk tregoj unë emra se nuk dua të ua shkel identitetin, ata e kanë të drejtën e tyre të pranojnë kush janë, nëse nuk duan ta pranojnë, e kanë të drejtën kurrë mos ta pranojnë kështu që nuk kam çfarë të tregoj unë për ta”, u shpreh ai.
“Thjesht i kam dyshimet e mia për dy persona, për një gej dhe një lezbike”, shtoi tutje Shileku.
Edoni theksoi se u penalizua nga BBVK për shkak të mënyrës se si është shfaqur brenda dhe që i përket një komuniteti të tillë, duke qenë se njerëzit nuk janë edhe aq të hapur që t’i pranojnë këto gjëra.
Gjatë qëndrimit në shtëpi, Shileku kishte rrëfyer se është biseksual dhe se për këtë e dinë e gjithë familja dhe e dashura e tij. /Telegrafi/