Site icon Telegrafi

Edmond Behrami: “Herët apo vonë”, kënga ime e re që flet për një vajzë, por asgjë nuk është personale

Edmond Behrami, ish-pjesëmarrës i spektaklit “The Voice”, ka promovuar projektin e tij më të fundit “Herët apo vonë”.

Ai në “Reload” në RTV Dukagjini, ka thënë se “Herët apo vonë” flet për një vajzë, por asgjë nuk ka të bëj me këngëtarin.

Videoklipi është realizuar në Mitrovicë në lagjen e një politikani.

Për suksesin e këngës, Edmondi është mjaft i kënaqur, pasi sipas tij ajo po dëgjohet në shumë klube të Prishtinës, por edhe me vizitat në YouTube.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Talenti ka thënë se ai është duke bashkëpunuar me producentin e njohur Çekiç, dhe edhe projekti i tij i radhës pritet të bëhet në bashkëpunim me të.

Behrami ka thënë se për momentin do të vazhdojë karrierën si këngëtar solo, por nuk përjashton bashkëpunimin edhe me këngëtarë të tjerë.

Në shtator këngëtari ka thënë se do të sjellë projektin e tij të ri. /Telegrafi/

Exit mobile version