Telegrafi

Edmond Azemi: Do shkojmë për fitore në Prizren

Prishtinasit ka triumfuar para shikuesve të vetë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve kundër Bashkimit me rezultat 81-65.

Pas kësaj fitoreje, prishtinasit kanë marrë epërsinë e serisë finale të Superligës së Kosovës në basketboll.

Edmond Azemi, kapiteni i kampionit aktual, ka folur pas takimit duke thënë se në ndeshjen e katërt do të luajnë për fitore, me ç’rast do ta sjellin titullin e kampionit në Prishtinë, transmeton telegrafi.

“Normal që ka qenë ndeshje e vështirë, por jam i kënaqur me fitoren deh kemi luftuar deri në sekondën e fundit. Në Prizren do të shkojmë për fitore. Besoj që kjo ka qenë loja jonë më e mirë në serinë finale dhe nëse do të luajmë kështu do të bëhemi kampion”, ka thënë Edmond Azemi.

Lexo po ashtu Radovic: Nuk do të dorëzohemi deri në fund

Kujtojmë se ndeshja e katërt do të zhvillohet në Prizren në ora 19:00 gjersa ekipi që siguron tre fitore shpallet kampion. /Telegrafi/