Kapiteni i KB Prishtinës, Edmond Azemi, ka deklaruar para duelit të pestë epik final ndaj KB Pejës se ekipi prishtinas është përgatitur mirë për duelin.
Prishtina arriti të çojë serinë finale deri në sfidën e pestë me një fitore në ndeshjen e katërt në Pallatin e Rinisë.
Por, tash në Karagaç pritet të zhvillohet dueli më i rëndësishëm i dekadës në basketbollin e Kosovës kur dihet se në lojë është edhe kualifikimi në Ligën e Kampionëve të basketbollit dhe shumë para janë në lojë.
Edmond Azemi shprehet optimist për ekipin e tij, shkruan Telegrafi.
“Ne shkojmë të motivuar për t’a fituar edhe këtë duel dhe më pas të kthehemi në kryeqytet e të festojmë së bashku me qytetarët. E meritojmë të stolisemi edhe me këtë trofe, sepse kemi qenë skuadër më e mirë gjatë gjithë edicionit”.
“Në anën tjetër Peja ka ekip shumë të fortë dhe fakti se i mposhtëm me 25 pikë dallim nuk do të thotë asgjë, andaj ne duhet të mobilizohemi, sepse bëhet fjalë për vetëm një ndeshje, ku gabimet nuk falen”, potencoi legjendari i Prishtinës. /Telegrafi/