Site icon Telegrafi

Edmond Azemi deklarohet pas incidentit me Dardan Berishën

Edmond Azemi (Foto: KB Prishtina/Facebook)

Kapiteni i Prishtinës, Edmond Azemi, ka kërkuar falje pas incidentit ndërmjet tij dhe zëvendës kapitenit, Dardan Berisha, në ndeshjen kundër Rahovecit.

Dy basketbollistët e klubit kryeqytetas patën një kacafytje mes vete, ndërsa skuadra e tyre pësoi humbje. Më pas klubi vendosi t’i suspendonte.

“Duke gëzuar kaq shumë respekt nga adhuruesit e mi, pa të cilët nuk do të isha këtu, posaçërisht Plisat, që ma kanë rrëmbyer zemrën. Të dashur Plisat, adhurues të klubit, dhe qytetarë të Prishtinës, Kryesi e klubit.

“Më lejoni që me anë të kësaj shkrese t’ju drejtohem sinqerisht, sepse është e natyrës time ku pas shumë viteve si një lojtar i devotshëm e kapiten i ekipit, për një gjest të pahijshëm mos menaxhim të nervozës për disa arsye…”.

Lexo po ashtu U kacafyten gjatë humbjes nga Rahoveci - Prishtina suspendon dy yjet, Edmond Azemi dhe Dardan Berisha

“Një gjest i tillë nuk na përket neve si lojtarë profesionistë, i cili fatkeqësisht ka ndikuar edhe në rezultat me humbje që për mua është e papranueshme”.

“Unë jam i vetëdijshëm që gjeste të tilla nuk me përkasin mua për arsye të mos menaxhimit të nervozës, andaj me keqardhje, kërkoj falje publikisht për këtë”.

“Duke uruar për mirëkuptimin tuaj, ju falënderoj nga zemra. I juaji Edo”, shkruan në postimin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version