Telegrafi

Edmilson takohet me tifozët e Barcelonës në Kosovë, merr edhe një dhuratë

Mesfushori brazilian Edmilson, ka ardhur në Kosovë për ta prezantuar një projekt që do ta mbajë gjatë verës.

Ai ishte edhe në FFK ku u takua me kryetarin Agim Ademi.

Por tifozët zyrtar të Barcelonës nuk kanë qëndruar duarkryq ku njëri prej lojtarëve të preferuar të tyre të dekadës së shkuar ishte në Prishtinë.

Lexo po ashtu Legjenda braziliane e futbollit Edmilson gjendet në Kosovë, takohet me presidentin e FFK-së, Agim Ademin

Kryetari i Penya Kosovar Del FC Barcelona, Adnan Ahmeti, ia ka dhuruar një dhuratë lojtarit brazilianit.

“Ish-lojtari i Barcelonës, braziliani Edmilson Moraes sot ishte për vizitë në Kosovë me ç’rast prezantoi në një konferencë kampin që në qershor do të mbahet në vendin tonë”.

“Stafi i Penya Kosovar Del FC BARCELONA u përkujdes ta ndajë një dhuratë modeste për brazilianin Edmilson”.

“Edmilson ishte pjese e historisë së Barcelonës ku në vitin 2006 fituan Ligën e Kampionëve kundër Arsenalit në Paris”, thuhet në njoftimin e fans klubit. /Telegrafi/