Shumica e fotografive që dalin në ballinat e revistave apo në billboard të ndryshëm, i nënshtrohen procesit të editimit.
Por, këto intervenime përfshijnë vetëm mënjanime të vogla, për ta bërë fotografinë më të bukur, transmeton Telegrafi.
Në këtë rast, kemi të bëjmë me ndërhyrje të tepruara, ku modeleve iu është hequr komplet këmba apo dora.
Më e çuditshme është se si këto fotografi të dëmtuara rëndë, kanë përfunduar të botuara në revista apo magazina në internet.
Madje, në disa raste kemi të bëjmë me të famshme si Sara Jessica Parker, të cilës i është zvogëluar beli në masë të madhe, si dhe Paris Hilton që i është dredhuar dora.
Shikoni fotografitë e postuara më poshtë, që janë marrë nga medie të ndryshme. /Telegrafi/