Site icon Telegrafi

Edita Tahiri: Qeveria Kurti po bën propagandë për shtrirje të sovranitetit në veri

Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka vazhduar me kritikat e saj ndaj Qeverisë Kurti.

Tahiri në një postim në Facebook ka shkruar se propaganda e Qeverisë se në veri po bëhen ndryshime thelbësore, nuk është e vërtetë.

Ajo ka shkruar se veriu është pa sovranitet të shtetit e me protektorat të shtuar, ku siç thotë ajo forcat e KFOR-it çdo ditë po shtohen.

“Veriu pa sovranitetin e shtetit plus me protektorat të shtuar, forcat e KFOR-it çdo ditë po shtohen në veri – propaganda e qeverisë se ka bërë ndryshime thelbësore në veri janë te pavërteta – në veri nuk funksionojnë gjykatat e Kosovës, nuk funksionojnë katër komunat, nuk paguhet rryma, madje as faturat e rrymës nuk iu kanë shkuar qytetarëve”, ka shkruar Tahiri.

Ish-kryenegociatorja ka shtuar se i vetmi institucion që funksionon është Policia e Kosovës por pa policët serb.

“Në qeveritë e kaluara e shtrijmë sovranitetin në veri, i vendosëm të gjitha institucionet e shtetit në veri, e vendosëm kufirin me Serbinë, madje shënjuam dhe pikat kufitare”, është shprehur Tahiri. /Telegrafi/

Exit mobile version