Site icon Telegrafi

Edita Tahiri e quan zhgënjyes samitin e BE-së: S’ka viza, s’ka hapje negociatash

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas samitit të sotëm të BE-së në Bruksel, duke thënë se shqiptarët morën lajme zhgënjyese.

“Sot patëm lajme zhgënjyese nga BE-ja: Jo viza për Kosovën, jo hapje negociatash për Shqipërinë. Shumë hipokrizi dhe absurditet pati, por nuk duhet humbur rrugën! Duhet gjetur rrugën drejt cakut, këtë punë duhet ta bëjnë qeveritë e dyja vendeve tona”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Për mos liberalizimin e vizave për Kosovën ka reaguar edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se “Liberalizimin e kemi merituar shumë vite më herët por as sot nuk e morëm”.

Ndërsa ish-kryetari i LDK-së Isa Mustafa, për mos liberalizim të vizave ka fajësuar Vjosa Osmanin e Albin Kurtin./Telegrafi/

 

Exit mobile version