Telegrafi

Edin Jakupoviq: Turqit në Maqedoni të bashkohen me LSDM-në kundër regjimit

Edin Jakupoviq nga Lëvizja për bashkimin kombëtar të turqve (LBKT) u bën thirrje të gjithë turqve në Maqedoni, që bashkë me LSDM-në t’i bashkojnë forcat dhe ”ta mundin regjimin”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, në 10 vitet e fundit populli ishte nën represion, shantazh dhe maltretim, duke theksuar se LBKT-ja do të mbetet në koalicion me LSDM-në, duke u distancuar nga personi Erdogan Saraç, që si pas tij, e ka shitur shpirtin e tij te regjimi.

Jakupoviq ia rikujtojn Saraçit ditën e 24 dhjetorit të vitit 2012, kur sipas tij, Erdogani u përzu nga kuvendi pikërisht nga miqt e tij të pushtetit, kurse të tjerët u rrahën para kuvendit./Telegrafi/