Reperi Kanye West dhe bashkëshortja e tij, Bianca Censori, u shfaqën në një klub nate dhe ajo ishte në versionin më të çuditshëm deri më tani.
Me këtë rast kishte zgjedhur veshje me pak material me temina me të çara të shumta që i mbulonin vetëm pjesët intime. Në kokë kishte vendosur një aksesor të punuar nga i njëjti material.
Megjithatë, detaji më i çuditshëm i modës është ‘macja’ e mbushur që e mbante me vete dhe me të cilën ka mbuluar një pjesë të trupit pothuajse të zhveshur.
Bianca dhe Kanye prej kohësh kanë tronditur publikun me kombinimet e tyre të modës. Ajo shpesh ecën rrugëve me rroba transparente, derisa reperi zgjedh të vishet kryesisht me të zeza nga koka te këmbët.
Marrëdhënia mes West dhe gruas së tij ka qenë në sy të publikut së fundmi dhe tani është zbuluar se Bianca jeton sipas rregullave të çuditshme të partnerit të saj.
Siç ka transmetuar Daily Mail, Kanye i ka kërkuar Biancas të mos flasë dhe i ka dhënë një listë me rregulla për të jetuar, ku përfshihet edhe çfarë mund të hajë ose të veshë. /Telegrafi/