Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka njoftuar se sezoni i ardhshëm mund të fillojë më 12 shtator, ndërsa një pjesë e lojtarëve do të humbasin një pjesë të pushimeve.
Ky vendim do të ndikojë më së shumti te pesë skuadrat e La Liga Santander – Atletico Madrid, Barcelona, Real Madrid, Getafe dhe Sevilla – të cilët ende janë në garë në kupat evropiane, të cilat mund të rifillojnë këtë gusht.
Për shembull, Atletico Madrid që tashmë është kualifikuar në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, do t’ju kërkohet të luajë raundin tjetër në javën e tretë të gushtit.
Liga e Evropës dhe Liga e Kampionëve mund të vazhdojnë më 26 dhe 29 gusht dhe, në rast se një skuadër spanjolle arrin në finale, ata do të kenë vetëm disa ditë për t’u përgatitur për edicionin e radhës.
Një çështje tjetër është se mund të ketë edhe ndeshjet të ekipit kombëtar të aprovuara nga FIFA në javën e parë të shtatorit.
Skuadrat spanjolle që nuk marrin pjesë në garat evropiane do të kenë dy muaj për t’u përgatitur për sezonin e ardhshëm pas përfundimit të sezonit aktual 2019/20.
Ndërkohë, UEFA po planifikon të fillojë sezonin 2020/21 të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës në tetor. /Telegrafi/