Prodhuesi gjerman BMW, që pritet të lansojë së shpejti gjeneratën e re të modelit X5, ka barë të ditur për dy edicione speciale.
Makinat e mëparshme X5 dhe X6, do të futen sërish në prodhim, por njësitë e limituara pritet të kenë ndryshime të konsiderueshme, transmeton Telegrafi.
E tëra që u bë e ditur, është se do të jenë shumë më sportive, me rrotë më të mëdha, materiale të lehta nga fibrat e karbonit, si dhe ulëse që nxehen për një kohë të shkurtër.
Por, detajet nga këto vetura, pritet t’i mësojmë në fund të vitit, kur është paraparë lansimi i tyre.
Të gjitha këto, BMW është duke i bërë që të jetë para makinës me shtatë ulëse, që do ta lansojë Range Rover në fillim të vitit që vjen. /Telegrafi/