Makinat e mahnitshme që nuk do kenë tavane, kushtojnë nga 1.6 milion euro
Ferrari ka bërë të ditur se makinat nga ky edicion i limituar do të quhen Icona, ndërsa dy të parat janë SP1 dhe SP2 që më parë ishin shfaqur në një organizim privat në Itali, transmeton Telegrafi.
Tani prodhuesi italian i ka dërguar në Paris Motor Show 2018, që të shihen nga afër prej të interesuarve, të cilat kanë thënë se duken edhe më mirë se në imazhet e mëparshme.
Që të dy modelet që nuk kanë tavane, janë të dizajnuara sikur makinat e garave Barcheta, që ishin shumë të kërkuara gjatë viteve të 50-ta.
Derisa te SP1 është vetëm një ulëse, modeli SP2 ka siguruar hapësirë për vetëm një shoqërues.
Të dy makinave, Ferrari u ka dhënë ‘shpirtin’ 6.5-litra V12, që jo vetëm tingëllon mahnitshë, por edhe prodhon 800 kuajfuqi. “Po që se ekziston shpirti, ndodhet në një veturë” ishte moto e Enzo Ferrarit, që i ka përcjellë edhe këto dy modele shumë të pëlqyeshme.
Megjithëse kushtojnë nga 1.6 milion euro dhe edicionet e limituara që vijnë në 499 njësi, Ferrari SP1 dhe SP2 janë shitur në tërësi. Por, do jenë në dispozicion deri në përfundimin e këtij panairi. /Telegrafi/