Site icon Telegrafi

Edi tregon një sekret në Big Brother: Kam korruptuar një person të shtetit me para

Foto: Screenshot/YouTube

Banori i Big Brother VIP Kosova 3, Eduart Kuqi, i ka treguar sekretin e tij hutit nga ArtMotion.

Konkurrenti i tregoi hutit se si e kishte korruptuar një person të shtetit në Kosovë.

“E kam pasur një rast, puna e komunikacionit, e kam korruptuar dikë me pare dhe atëherë më ka lëshuar. E përshëndes”, tha ai.

Foto: Screenshot/YouTube

Përveç Edit, edhe banorët e tjerë kanë treguar sekretet e tyre, ato që nuk i kishin zbuluar më parë për publikun.

Lexo po ashtu Edi i kërkoi falje për fjalorin e papërshtatshëm - reagimi i Sara Kolamit

I njëjti ditën e djeshme (e diel) mori vëmendje të madhe për një deklaratë për Sara Kolamin.

Foto: Screenshot/YouTube

Ai e kishte ofenduar atë, derisa po bënte një bisedë me Drilon Ramën, duke e nxitur për një raport mes tyre.

Pritet të shihet nëse ‘Vëllai i Madh’ do të marrë ndonjë vendim lidhur me këtë rast. /Telegrafi/

Exit mobile version