Site icon Telegrafi

Edi Rama: Shqiptarët janë popull shtetformues në Maqedoni

Agjencia e lajmeve AIM bën të ditur se në Trieste është realizuar një takim ndërmjet kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë, respektivisht Edi Rama dhe Zoran Zaev.

Me këtë rast, Edi Rama ka deklaruar se një Maqedoni më e fortë dhe demokratike do të thotë edhe një Shqipëri të suksesshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rama ka deklaruar për Deutsche Welle se ”Nuk ka tendosje ndërmjet nesh në nivel shtetëror. Kishte disa tendosje të brendshme politike dhe një retorikë në rritje, madje skandaloze në Maqedoni, për të cilën nuk dua të flas. është e thjeshtë, aq sa Maqedonia është më e fuqishme, më demokratike dhe më e sukseshme, po aq më e fuqishme dhe më e mirë është Shqipëria. Pasi që në Maqedoni jetojnë shqiptarë që janë popull shtetformues dhe sa janë ata më të mirë, aq jemi edhe ne dhe e ardhmja e jonë”.

Në lidhje me takimin me Zaevin, Edi Rama ka deklaruar se është folur për të ardhmen, për hapat që do të ndërmerren për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha aspektet.

Kryeministri shqiptar ka deklaruar se ”qartë i thash kolegut tim se ne duam një Maqedoni të sukseshsme në të gjitha aspektet”./Telegrafi/

Exit mobile version