Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Kosovën për 11 vjetorin e Pavarësisë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama ka uruar një ditë të dielë të bukur për të gjithë.
“MIRËMËNGJES. Dhe me urimin për ditëlindjen e shtetit të Kosovës, ju dëshiroj një të dielë të bukur të gjithëve”, ka shkruar Rama, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, aktivitetet për shënimin e 11 vjetorit të Pavarësisë kanë nisur që nga ora 08:00.
Fillimisht u mbajt mbledhja solemne e Qeverisë, për tu ngritur soleminsht flamuri i Kosovës në oborrin e Kuvendit. /Telegrafi/