Sot, të gjitha gratë e administratës shqiptare kanë gjetur në zyrë një surprizë të bukur.
Mbi tavolinën e secilës, një trëndafil dhe një zarf të personalizuar, nga kryeministri Edi Rama, me urimin “Gëzuar 8 marsin”.
Po çfarë kishte brenda zarfit? Revista Class e ka zbuluar tekstin dhe dizajnin e kartolinës.
Nuk mungon numri tetë dhe lule mimoza simbolike, ndërsa teksti i përmban të dyja elementët e kësaj dite, luftën për të drejtat e grave, por edhe festën për atë që kanë arritur.
“8 marsi i dinjitetit të gruas. Një ditë për t’u kremtuar. Një betejë për t’u fituar”, shkruhet në kartolinë, përcjellin mediat shqiptare.