Në Shkodër kryeministri Edi Rama u prit me protesta nga mbështetësit e opozitës, ndërsa demokratëve të kryeqendrës së veriut i kujtoi vitin 1991 kur protestohej kundër krijimit te Partisë Demokratike.
“Në vitin 1991 kur lindi Partia Demokratike, enveristët më ekstremistë krijonin grupe nga 200 deri 400 veta”.
Por, pavarësisht protestës Rama tha se sfida e tij personale për katër vjetët e ardhshme është Shkodra.
Në kryeqendrën e veriut, Rama solli në kujtesë edhe zgjedhjet e vitit 2013.
Kreu i qeverisë foli edhe për sulmet ndaj kzazve duke ritheksuar se nuk do të japë dorëheqjen, shkruan Top Channel.
“Gjatë kësaj kohe duhet të përballemi me gjëra absurde siç ishte djegia e shkollës këtu. Unë dhe qeveria jemi aty, ata le të hidhen përpjetë. Parlamentit është aty, ata ikën se lanë mandatet. Tani janë kujtuar, por është vonë. Ikën me festë dhe pastaj donin të hynin nga dritarja”.
Për përgjimet e “Bild”, kryeministri shqiptar tha se nuk ishte rastësi publikimi i tyre në këtë moment.
“Nuk është rastësi që ui bën hetime në 2016 për krimin elektoral dhe nuk u hetuan, por u mbyll dhe i shkoi parties për një ditë të zezë dhe dita e zezë për ata është kur Shqipëria është afër hapjes së negociatave. Nuk dolën këtu, por dolën aty ku është qendra e ekulibrit të Bashkimit Europian”.
Rama prezantoi kandidatin e socialistëve Valdrin Pjetri derisa shtoi se më 30 qershor do të ketë zgjedhje.