Telegrafi

Edi Rama së bashku me “Zonjat e Vjetra” në përkrahje të Juventusit para finales së LK (Foto)

Juventusi dhe Real Madridi do të luajnë mes vete në finalen e Ligës së Kampionëve.

Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve e cila zhvillohet sot (e shtunë) me fillim nga ora 20:45 ka afruar, e së bashku me të është rritur edhe atmosfera.

I fundit që ka dal në përkrahje të gjigantit italian është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri Rama njihet si tifoz i flaktë i Juventusit dhe këtë nuk e ka fshehur asnjëherë, sikurse edhe tani me një fotografi të fundit të postuar në rrjetet sociale.

Rama ka postuar një fotografi me disa gra të moshuara, ku së bashku me to ka venduar një shami në kokë, duke aluduar në “Zonjat e Vjetër”, ashtu sikurse njihet Juventusi. /Telegrafi/