Telegrafi

Edi Rama pyet shqiptarët: A duhet legalizuar kanabisi mjekësor?

Kjo është pyetja numër gjashtë në pyetësorin e Këshillit Kombëtar, për të cilën kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kërkon mendimin e qytetarëve.

Rama thotë se për të ecur më shpejt për këtë temë.

“Ju ftoj të gjithëve të jepni opinionin tuaj në këtë proces popullor që zhvillohet për herë të parë dhe është i hapur për çdo shqiptar, kudoqoftë jeton e banon, pavarësisht bindjeve e simpative politike” shkruan Rama.

Më 5 janar të këtij viti, ai njoftoi nisjen e procesit të Këshillimit Kombëtar, përmes të cilit qytetarët do të shprehin mendimin e tyre lidhur me çështje që kanë të bëjnë me ekonominë, punën, familjen, drejtësinë, luftën kundër kriminalitetit, apo procesin e integrimit evropian të vendit. /Telegrafi/