Telegrafi

Edi Rama pjesë e filmit “I Love Tropoja” të Ermal Mamaqit

Ermal Mamaqi dhe Edi Rama (Foto: Instagram)

Javë më parë kanë filluar xhirimet e filmit më të ri “I Love Tropoja” të komedianit Ermal Mamaqi.

Ndërkohë që, gjatë ditës së sotme është bërë e ditur se kanë përfunduar xhirimet e filmit dhe ishte vetë Ermali ai që ndau në profilin e tij në Instagram, një video me të gjithë aktorët.

Megjithatë, pjesë e personazheve do të jetë edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, me të cilin Mamaqi ndau një fotografi. Siç shihet në këtë imazh, kryeministri është i maskuar me paruke të zezë dhe në njërin sy ka vendosur lente.

 

“Miq, ky film do jetë një thyerje brinjësh. Nuk e imagjinoni dot. I LOVE TROPOJA”, ka shkruar mes të tjerash Ermali.

Përveç Ramës, pjesë e këtij projekti është aktorja Arjola Demiri dhe këngëtarja Enca Haxhia.

Lexo po ashtu Enca do jetë pjesë e filmit të ri të Ermal Mamaqit

Theksojmë që ky do jetë filmi i dytë i 37-vjeçarit pas atij “Dy gisht mjaltë”, i cili korri suksese të mëdha këtë vit. /Telegrafi/