Site icon Telegrafi

Edi Rama me urim të veçantë për Kosovën dhe Shqipërinë (Foto)

Në kulmin e debateve dhe akuzave në parlament, kryeministri Edi Rama, ka gjetur momentin edhe për të uruar kombëtaren në futboll të Kosovës.

Kjo e fundit  luan sot ndeshjen e parë si vendase me Kroacinë në kuadër të kualifikimeve për botërorin Ruisa 2018.

Rama ka zgjedhur një foto ku duken dy të rinj, njëri me një shall me simbolin e Kosovës dhe tjetra një vajzë me shall me simbolet e Shqipërisë.

“Mirësjevjen Kosova sonte në Shkodër. Rruga e mbarë Shqipërisë në Lihtenshtein. Një mbrëmje zemrash kuqezi për dy skuadrat që do të lidhin kombin përpara ekranit kudo ku jetojnë shqiptarë. SUKSESE JEMI TË GJITHË ME JU”, shkruan Rama.

Exit mobile version