Site icon Telegrafi

Edi Rama mbërrin në Beograd me një aeroplan të “Air Albania”

Rrugët e Beogradit duket se janë mbushur me flamuj shqiptarë. Në pamjet që Top Channel siguroi duket se si në shtylla janë varur flamuj shqiptarë në kuadër të “Open Balkan” që do të mbledhë ditën e nesërme 3 nga 6 udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në Beograd.

Përveç flamujve shqiptarë, duken se valëviten dhe flamuj të Maqedonisë së Veriut e të Serbisë. Ky samit ndryshe nga ata të kaluarit, nuk do ta gjejë kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në krah të homologut shqiptar, Edi Rama dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Vendin e Zoran Zaevit të dorëhequr disa ditë më parë do ta zë zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov.

Sikurse edhe në takimet e shkuara të këtij formati, Vuçiq, Rama dhe Dimitrov në ditën e parë të samitit do të zhvillojnë një ecje në qendër të Beogradit. Dita e dytë e takimit do të nisë me një takim me përfaqësuesit e biznesit, e më pas me ata të Këshillit Atlantik për t’ia lënë vënë vendit takimit trepalësh.

Exit mobile version