Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një shaka me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi në Berlin.
Rama i është afruar Kurtit duke ia mbyllur sytë. “Duhet të më kishe gjet vetë, jo me spiuna”, dëgjohet duke thënë me të qeshur kryeministri Rama. Momenti u shoqërua me të qeshura mes të pranishmëve, dhe me një përqafim mes dy kryeministrave.
@ediramatiktok“Gjeje kush jam”?♬ original sound – EdiRamaTikTok
Të dy krerët e shteteve ndodhen në Berlin, në kongresin e 30 të forcave politike progresiste, PES.
Videon e ka publikuar gazetari në Shqipëri, Isa Myzyraj. /Telegrafi/