Telegrafi

Edi Rama ia dhuron pasaportën shqiptare Dua Lipës

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po qëndron në Shqipëri, ku edhe do të perfomrojë për nderë të 110 vjetorit të Pavarësisë.

Me të arritur në Tiranë, 27-vjeçarja dje (e diel) ka marrë nënshtetësinë shqiptare nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Përveç kësaj, ajo u takua edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion  Veliaj, para të cilit e dha betimin e shtetësisë.

Foto: Edi Rama/Facebook

Ndërkohë, sot (e hënë) ylli i muzikës ka nisur ditën me një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edia Rama.

Rama ndau fotografi përkrah Duas, i cili edhe ia dhuroi pasaportën e shtetit shqiptar, teksa edhe një herë konfirmoi performancen e saj në Sheshin “Skënderbej”.

“Mirëmëngjesi dhe me qytetaren më të re të Shqipërisë, ju uroj të gjithëve gëzuar përvjetorin e 110 të Flamurit të Pavarësisë, në këtë ditë të bekuar të kombit tonë që do të mbyllet me Duan në Sheshin Skënderbej”, ka shkruar Rama në postimi. /Telegrafi/