Telegrafi

Edi Rama dhe Noizy ndjekin bashkë ndeshjen Partizani-Roma

Foto: Edi Rama/Noizy/Instagram

Në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, sonte (e shtunë) po zhvillohet ndeshja Partizani-Roma.

Për ta ndjekur nga afër ndeshjen, në arenën kombëtare janë parë emra të shumtë, përfshirë edhe figura të rëndësishme të shtetit.

Pjesë e tribunës VIP ka qenë edhe vet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili në këtë ndeshje është shoqëruar nga reperi shqiptar, Noizy.

Ai publikoi në rrjetet sociale një fotografi të përbashkët me reperin, ku shihen një ulëse e stadiumit duke bërë simbolin e shqiponjës me duar, me ndeshjen e cila shihet në prapavijë.

“Zhurmë, zhurmë, zhurmë…”, shkroi kryeministri shqiptar në mbishkrimin e kësaj fotografie, e cila sigurisht është rishpërndarë edhe nga vet Noizy. /Telegrafi/