Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mirëpritur votimin e sotëm të projektligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka shkruar “bekuar qoftë ushtria e Kosovës”.
“Lavdi dëshmorëve të Kosovës dhe bekuar qoftë ushtria e sapolindur e Republikës së Kosovës”, ka shkruar kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Në votimin e tri-projektligjeve që u bë sot, nuk kanë marrë pjesë vetëm deputetët e Listës Serbe. /Telegrafi/