Telegrafi

Edi Rama: Bayernin e zuri haku i Juventusit (Foto)

Real Madrid është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Madrilenët triumfuan pas vazhdimeve kundër Bayern Munichut me rezultat të përgjithshëm 6:3.

Lexo po ashtu Plas gallata me gjyqtarin Kassai dhe Realin pas eliminimit të Bayernit (Foto)

Viktor Kassai po vazhdon të gjykohet prej analistëve dhe shumë fansave për gjykimin skandaloz, transmeton Telegrafi.

Por me eliminimin e bavarezëve është i lumtur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ky i fundit ka shpërndarë një fotografi në rrjetet sociale teksa shihet Kreshnik Spahiu me një fanellë të skuadrës gjermane.

Rama përmes fotografisë ka kujtuar padrejtësitë e bëra ndaj skuadrës së zemrës së tij, Juventusit, kur Bayerni kaloi në një fazë më tutje pas gjykimit skandaloz të gjyqtarëve. /Telegrafi/