Real Madrid është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Madrilenët triumfuan pas vazhdimeve kundër Bayern Munichut me rezultat të përgjithshëm 6:3.
Viktor Kassai po vazhdon të gjykohet prej analistëve dhe shumë fansave për gjykimin skandaloz, transmeton Telegrafi.
Por me eliminimin e bavarezëve është i lumtur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ky i fundit ka shpërndarë një fotografi në rrjetet sociale teksa shihet Kreshnik Spahiu me një fanellë të skuadrës gjermane.
Rama përmes fotografisë ka kujtuar padrejtësitë e bëra ndaj skuadrës së zemrës së tij, Juventusit, kur Bayerni kaloi në një fazë më tutje pas gjykimit skandaloz të gjyqtarëve. /Telegrafi/