Site icon Telegrafi

Edi lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Foto: Screenshot/YouTube

Eduart Kuqi gjatë spektaklit të së hënës në Big Brother VIP Kosova 3 kërkoi largimin nga ky format.

Derisa po vazhdonte Prime, ai ndërpreu moderatorët dhe tha se dëshiron të largohet nga shtëpia.

I njëjti theksoi se ka shumë arsye dhe se nuk dëshiron të qëndrojë më shumë në këtë reality shou.

Foto: Screenshot/YouTube

“Unë do të dalë nga shtëpia sot”, tha ai.

Lexo po ashtu Pamje të patransmetuara nga dhoma e rrëfimit - mjekët intervenuan për gjendjen e Sarës në BBVK

Tutje, Edi shtoi: “Ka shumë arsye, kam folur edhe me Vëllanë e Madh, kanë qenë disa arsye të mëdha. Është e imja pse unë dua të largohem prej shtëpisë, nuk kam asgjë me banorët”.

 

Prezantuesit i kërkuan që të reflektojë për pak dhe më pas të marrë vendimin, por ai nuk pranoi assesi.

“A dëshironi me zor me ndejt? Moti e kam pasur në mendje këtë gjë. Nuk ka nevojë. Mos më shtini me thy derën se edhe e thej derën nuk ka problem. Bimi valixhet edhe dalë”, tha ndër tjerash Kuqi. /Telegrafi/

Exit mobile version