Telegrafi

Edhe zyrtarisht, makina garuese Renault RS01

Pas një serie të gjatë të publikimit të fotografive, Renault edhe zyrtarisht ka zbuluar makinën garuese RS 01 të pajisur me shasi monokromi të fibrave të karbonit, të koordinuar me standardet LMP1.

Automjeti është i rëndë rreth 1.100 kilogram dhe ka një motor 3.8-litërsh V6 me dy turbo nga Nissan GT-R. Ndërsa, zhvillon më shumë se 500 kuaj fuqi dhe 600 rrotullime.

Ka një ndërrues me shtatë shpejtësi, që i mundëson këtij automjeti që shpejtësinë maksimale ta tejkalojë prej 300 km/h. Makina ka rrota të gjëra rreth 45 centimetra.

“Është makinë fantastike garash, në frymën e GT”, tha legjenda e Formula 1, Alain Prost, ambasadori i Renault për Motorsport. /Telegrafi/