Telegrafi

Edhe zyrtarisht, Kevin Spacey paditet për ngacmim seksual

Kevin Spacey do të akuzohet për sulm seksual ndaj një të riu në një restorant në Nantucket afër Bostonit, tha prokurori i shtetit amerikan të Masaçusetsës.

Gjykatësi i Qarkut, Michael O’Kee i tha Boston Globe se aktori duhet të paraqitet në Gjykatën e Qarkut Nantucket më 7 janar.

Policia nga Nantaket Island po hetonte këto ngacmime që nga nëntori i vitit 2017, pasi nëna e të riut ngriti një padi kundër aktorit.

Ish-moderatorja, Heather Andrew doli në publik në nëntor të vitit 2017 duke thënë se artisti i futi dorën në pantallonat e djalit të saj 18-vjeçar në restorantin Klab Kar në korrik të vitit 2016.

Natyrisht, 59-vjeçari i ka hedhur poshtë këto pretendime duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë.

Lexo po ashtu Akuza të reja ndaj Kevin Spaceyt për keqtrajtim seksual të meshkujve

Lajmi që Spacey ngacmoi një adoleshent në një bar u shfaq në nëntor 2017 dhe deri më tani, ai heshti në lidhje me incidentin që gjoja ndodhi në korrik 2016.

Ndryshe, Kevini ka humbur edhe rolin kryesor në serlianin amerikan, “House of Cards”. /Telegrafi/