Telegrafi

Edhe zyrtarisht bëhet ndërtesa më e lartë në botë, i ka 131 kate – apartamenti më luksoz kushton 63 milionë dollarë

Ndërtesa “Central Park Tower” në New York, gjatë javës së kaluar edhe zyrtarisht është bërë ndërtesa më e lartë në botë – duke arritur lartësinë prej 470 metra.

Ky qiellgërvishtës në rrugën 57 në Manhattan e njohur ndryshe si rruga e miliarderëve, pas përfundimit të ndërtimit do t’i ketë 131 kate, në të cilat do të jenë 179 apartamente luksoze, transmeton Telegrafi.

Këto apartamente kanë dalë në shitje që nga vjeshta e viti të kaluar me një çmim startues prej 6.9 milionë dollarë, derisa ajo më e shtrenjta gjenet në katin e 112-të dhe kushton hiq më pak se 63 milionë dollarë.

“Tani edhe zyrtarisht është ndërtesa më e lartë në botë”, thotë Garry Barnett, drejtor i kompanisë ndërtimore Extell, që së bashku me kompaninë Shangai Investment kanë kryer punimet në këtë projekt.

Shtatë katet e para do të kalojnë në pronësi të kompanisë Nordstrom, kurse në ndërtesë do të jenë gjashtë restorante, një klub privat për pronarët, spa dhe palestër fitnesi.

E për nevoja të banorëve është vendosur një ashensor shumë i shpejtë, që mund të kalojë 100 metra lartësi për vetëm 10 sekonda. /Telegrafi/