Është e qartë se aksionet guerile janë bërë të “dashura” për partitë politike. Pas mesazheve që mori Nikolla Gruevski në Negotinë dhe Kavadar, edhe Zoran Zaev po ballafaqohet me to, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në një mesazh është shkruar “Zaev largohu, Vinica nuk e do dygjuhësinë”.
Kjo tregon se fushata zgjedhore do të jetë edhe më e “nxehtë” deri në fund të saj./Telegrafi/