Kendall Jenner ka thyer shumë kufij së fundmi me paraqitjen e saj në një ndeshje të basketbollit ku shkoi ta përkrahte të dashurin e saj.
Kendall ishte prezentin në Staples Center të Los Angelesit për të përkrahur basketbollistin, Blake Griffin.
Dhe, ajo sërish u përkujdes që të rrëmbente vëmendjen sidomos me këpucët e brendit Yves Saint Laurent, të cilat shkëlqenin shumë, por edhe kushtojnë 10 mijë dollarë.
Kendall ka shëryber gjithnjë si inspirim për femrat, sidomos ato shqiptare, dhe ky trend ka vazhduar.
Me këto këpucë të shtrenjta janë shfaqur edhe yjet e njohura shqiptare si Ronela Hajati, Emina Çunmulaj dhe Rita Ora.
Këpucët shkëlqyese të brendit të njohur me çmim të jashtëzakonshëm kanë zënë vend në mediat botërore pas paraqitjes së Kendall Jenner dhe mbetet të shihet cilat do të jenë yjet shqiptare të ardhshme që do të bartin këpucë të ngjashme.
Ndryshe, yjet shqiptare asnjëherë nuk kanë mbetur prapa sa i përket trendeve botërore dhe i kanë përcjellë ato, pavarësisht çmimit. /Telegrafi/