Site icon Telegrafi

Edhe Xuxi do të këndojë në festivalin “Sunny Hill”

Foto: Xuxi/Instagram

Këngëtari i njohur i muzikës ‘rock’, Naim Bunjaku i njohur si Xuxi, do të jetë pjesë e festivalit “Sunny Hill” sivjet.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vet faqja zyrtare e festivalit “Sunny Hill” në rrjetet sociale.

“Heroi ynë lokal i muzikës ‘rock and roll’, Xuxi do të performojë në skenën e festivalit Sunny Hill”, thuhet në njoftim.

Xuxi përndryshe është i njohur për një numër të madh këngësh në tregun shqiptar, të cilat gjithnjë janë pritur mirë nga publiku.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Festivali “Sunny Hill” do të mbahet sivjet në datat 2, 3 dhe 4 gusht në parkun “Gërmia”.

Disa nga emrat më të mëdhenj botërorë që do të këndojnë janë: Miley Cyrus, Calvin Harris, etj. /Telegrafi/

Exit mobile version