Telegrafi

Edhe Xiaomi me veturë elektrike?

Xiaomi është kompani e njohur për eksperimente me shumë llojë të produkteve që shtrien prej poçeve elektrike deri tek pastruesit e ajrit.

Në botën perëndimore, zakonisht flitet për biznesin e telefonave të kompanisë mirëpo Xiaomi ka produkte tjera interesante të cilat nuk dalin jashtë vendit të prodhimit.

Së fundmi, një segment i kompanisë ka caktuar një ngjarje mediale për një produkt që duket se do të jetë makinë elektrike.

Posteri i njoftuar ka disa gjurmë të rrotave në prapavijë që lë të kuptohet se për çfarë lloj produkti bëhet fjalë. Megjithatë, mund të bëhet fjalë për një biçikletë elektrike kështu që nuk mund të jemi të sigurtë.

Teksti në poster poashtu nuk çartëson gjërat mbi llojin e produktit që bëhet fjalë. Më shumë informata do të mund të dijmë të hënën e ardhshme, kur ngjarja do të ndodhë.